Vendosni fjalën kyçe....

Rithemelimi padit në SPAK Ramën për turin me diasporën, Hoxha: Dëmi 2 milionë euro


Sekretari për Diasporën i Rithemelimit Indrit Hoxha kallëzoi në SPAK kryeministrin Rama lidhur me turin e tij me diasporën shqiptare.

Ai tha se takimi i para pak ditëve në Athinë dhe takimet e tjera të  parashikuara po bëhen me paratë e taksapaguesve shqiptarë ndërsa vërejti se dëmi ekonomik llogaritej në 2 milionë euro.

“Ftesë për Ramën, nëse ka seriozisht turin le të vijë me mua në kampin në Francë për të parë ku i ka dëbuar shqiptarët. Rama nuk mund të manipulojë shqiptarët, atë që ka bërë me shqiptarët kërkon ta bëjë me diasporën. Takimi i Ramës në Greqi u bë me taksat e shqiptarëve. Shifrat kalojnë mbi 2 milionë euro për pesë takimet që Rama do zhvillojë, po përveç vlerës ekonomike është edhe përdorimi i administratës. Rama shkon atjë në cilësinë e kryetarit të PS jo si kryeministër.” – tha Hoxha.