Vendosni fjalën kyçe....

Masakra me 6 viktima në Australi, çfarë dihet deri tani (Video)


Një masakër me gjashtë viktima ndodhi sot në Sidnei të Australisë, ku një burrë i armatosur me thikë qëlloi për vdekje pesë gra e një burrë në një qendër tregtare, shkruan CBS.

Autori u filmua duke vrapuar në qendrën tregtare “Westfield” ku vrau gjashtë personat, përpara se të qëllohej për vdekje nga një oficere policie.

Nga sulmi me thikë u plagos edhe një foshnjë 9 muajshe, që ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa nëna e saj, një 33-vjeçare, gjeti vdekjen nga plagët.

Deri tani autoritetet kanë thënë se nuk bëhet fjalë për akt terrorist megjithëse hetimi sapo ka nisur.

Autori ishte “i njohur” për autoritetet policore edhe pse identiteti i tij nuk është zbuluar ende.

Vrasjet masive janë tejet të rralla në Australi dhe masakra ka shkaktuar tronditje në vend.

Katër persona u vranë dhe një u plagos në një masakër të ndodhir në Darvin, në vitin 2019.

Në prill 1996, në masakrën e Port Arthur, më vdekjeprurësja në historinë moderne të Australisë, 35 njerëz u vranë në qytetin turistik në shtetin e Tasmanisë.