Vendosni fjalën kyçe....

“Lepurushi i vogël Kajan na solli vezët e Pashkës në spital” – Veliaj uron festën, poston foton përqafuar me të birin


Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ka uruar Pashkën nga QSUT-ja ku u shtrua dje për nëj operacion në tëmth.

Veliaj ka hedhur një foto në Facebook me të birin, Kajan, i cili duket duke e përqafuar Veliajn në krevatin e spitalit.

“Lepurushi i vogël Kajan na solli vezët e Pashkës në spital sot! Gëzuar Pashkën, dashuri dhe shëndet të gjithëve! Mirënjohje për mesazhet e kujdesit, pasdite ju rrëfej pak më shumë për duarartët e zemërbardhët në QSUT!” – shkruan Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës u shtrua ditën e djeshme në spital. Sipas njoftimit të bashkisë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë.