Vendosni fjalën kyçe....

Baza e armatimeve në Vlorë, lihet në burg Luçiano Deraj


Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 35-vjeçarin Luçiano Deraj.

Ky i fundit u arrestua ditën e enjte në fshatin Babicë, ku në banesë iu gjend një arsenal i plotë armatimesh të ndryshme.

Luçiano Deraj, u arrestua si pjesë e operacionit “Knock out 6”, ku në të janë angazhuar krahas policisë së Vlorës dhe forcat RENEA. Seanca gjyqësore ka nisur në orën 11:00 të mesditës së kësaj të diele dhe është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Sipas ABC news, Deraj mësohet se përgjatë seancës gjyqësore nuk ka folur, duke mos dhënë asnjë reagim, përvec pyetjeve të drejtuara nga relatorës e kësaj secance.

Gjyqtarja e cështjes e cila ka dhënë vendimin ka qënë Lirza Sinollari. Ajo i ka cilësuar provat të mjaftueshme, arrestimin në flagancë, për ta lënë Luciano Derajn në arrest me burg.

Mbi të rëndojnë një sër veprash kriminale, por i dyshuar edhe në disa ngjarje të tjera kriminale si i përfshirë në qytet. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar më tepër rreth përfshirjes së tij, apo grupit kriminal që ishte pjesë, në përfshirjen e tyre në aktivitetet kriminale të qytetit.