Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarja me dy të vrarë në Korçë, policia: Një person qëlloi mbi 40-vjeçarin më pas vrau veten


Policia ka dhënë detaje mbi ngjarjen me dy të vrarë në Korçë e cila ndodhi në lagjen nr. 18 të qytetit të Korçës, në rrugën “Koço Golniku”.

Një shtetas, i cili ende nuk është identifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Emiliano Pine, një burrë 40-vjeçar, banues në Korçë.

Pine humbi jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Autori dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armën e përdorur për vrasjen e 40-vjeçarit.

Policia ka sekuestruar armën e përdorur, një pistoletë, si dhe gëzhojat e plumba të cilat janë përdorur në ngjarje.

Gjithashtu, janë duke u shqyrtuar pamjet e sigurisë nga kamerat për të siguruar një dokumentim sa më të plotë të ngjarjes.

Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Emiliano Pine, rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes“-njofton policia.