Vendosni fjalën kyçe....

Baza ajrore e NATO-s, Rama: Do luajë rol kyç në operacionet e Aleancës


Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar pamjet nga baza ajrore e Kuçovës tashmë e rikonstriktuar që do shërbejë si bazë taktike e NATO-s.

Inaugurimi i saj i plotë do të bëhet më 4 mars dhe do luajë një rol kyç mbështetës të operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s në rajon.

Tashmë baza e rinovuar me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit ushtarak.

Mirëmëngjes, dhe nga Baza Ajrore Taktike e NATO-s që hapet së shpejti në Kuçovë, e cila do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s, duke shërbyer edhe një si qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.