Vendosni fjalën kyçe....

Video/ Deputetët e opozitës ndezin tymuese në Parlament, ndërsa Nikolla nis seancën


Ndërsa kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla nisi seancën plenare duke lexuar projektligjet që do të hidhen në votim, deputetët e opozitës ndezën tymuese në sallë për të pamundësuar seancën. Nën thirrjet “turp, turp”, ata u përpoqën të parandalojnë zhvillimin e mëtejshëm. Në këtë moment, deputeti Saimir Korreshi ndezi një tymuese duke mbushur sallën me tym.