Vendosni fjalën kyçe....

Rama në Berlin: Procesi për futjen e Ballkanit Perëndimor në BE duhet përshpejtuar


Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin,  dhe është i ftuar për njërin prej bashkëbisedimeve në forumin e ri ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”. Rama tha se procesi për futjen e Ballkanit Perëndimor në BE duhet përshpejtuar.

“Kam përshtypjen që unë jam më i madh se ju. Ndërsa hyja në këtë ndërtesë, mu kujtua që kam qene këtu shumë kohë më parë, kur kam qene me kancelarin gjerman. Ndërsa hyja kam kuptuar rëndësinë politike. Ballkani Perëndimor ka një histori të vështirë, por është në zemër të Europës. Ka pasur një histori që i ka mësuar shumë lidhur me lojtarët e mëdhenj, u shpreh Rama në fillim të fjalës së tij.