Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Elbasanit të dielën seancë ndaj 12 të arrestuarve, Prokuroria kërkon ‘arrest me burg’


Seanca gjyqësore në lidhje me operacionin “Never Forget” zhvillohet në Gjykatën e Elbasanit ditën e diel ora 10.00.

Prokuroria Elbasanit kërkon masën e arrestit me burg për të gjithë të ndaluarit. Prokuror do të jetë vetë personi që është marrë me zbërthimin e të penduarit të drejtësisë (Artan Tafani), Kreshnik Ajazi, ndërsa Gjyqtare do të jetë Megi Strakosha.

Disa nga vrasjet më të bujshme në vend janë zbardhur pasi Artan Tafani, grabitësi i 30 mijë eurove në Astir u bë i penduar i drejtësisë.

Artan Tafani, i cili ishte shpallur në kërkim për grabitjen e një pike këmbimi valutash në zonën e Astirit në Tiranë u bë i penduar i drejtësisë pas arrestimit, duke dhënë informacione mbi ngjarje të ndryshme kriminale, dhe për pasojë janë zbardhur 6 vrasje, 2 në Greqi, në Tiranë, Elbasan dhe Berat.