Vendosni fjalën kyçe....

Video emocionuese, Ismajli vrapon e përqafon nënën pas fitores ndaj Polonisë


Lojtari i kombëtares Ardian Ismajli ka përqafuar të ëmën pas fitores mbrëmjen e djeshme ndaj Polonisë në stadiumin ‘Air Albania’.

Në videon e publikuar ai duket teksa vrapon e pasi kapërcen gardhin mbrojtës shkon e përqafon të ëmën.

Shqipëria mundi Poloninë 2-0 me gola të Asanit e Dakut duke hedhur një hap të rëndësishëm për sa i përket kualifikimit në Euro 2024.

Megjithatë për t’u luajtur janë edhe 3 ndeshje me dy prej tyre që premtojnë të jenë të vështira.