Vendosni fjalën kyçe....

Qytetari në Golem filmohet duke hedhur mbeturinat në rrugë, Rama i ashpër: 1 milion lekë gjobë s’mjaftojnë…(Video)


Videoja e një qytetari në Golem që hedh mbeturinat në rrugë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Kryeministri Rama ka reaguar duke bërë thirrje për ndëshkim të ashpër ndaj të gjithë atyre që ndotin mjedisin.

“1 milionë lekë gjobë nuk mjaftojnë për zotërinë që në kulm të sezonit në Golem, i hedh mbetjet në rrugë, sepse sanksionet për këta ndotës të pacipë duhen rritur me se s’bën për ta mbrojtur Shqipërinë nga ky soj kaq i papërgjegjshëm. Përgëzim dhe inkurajim i fortë për Policinë e Shtetit që të mos e ulë vigjilencën ndaj akteve dhe denoncimeve të krimit mjedisor.” – shkruan Rama.