Vendosni fjalën kyçe....

Lirohet hapësira e plazheve në Durrës dhe Sarandë, sekuestrohen 106 shezlongë dhe 123 çadra, nën hetim 2 administratorë


  

Policia ka liruar hapësirën e plazheve në Durrës e Sarandë.

Në kuadër të operacionit “Plazh i lirë”, policia ka sekuestruar 106 shezlongë dhe 123 çadra në Sarandë e Durrës, që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme.

Ndërkohë, janë vënë nën hetim 2 administratorët që nuk deklaronin të ardhurat që gjeneronin nga ky aktivitet.

Konkretisht, në plazhin “Apollonia”, në Durrës, u sekuestruan 106 shezlongë dhe 53 çadra që ishin vënë pa autorizim. Për këtë rast, është vënë në hetim 31-vjeçari M.M., banues në Durrës.

Në plazhin e Çentralit, në Sarandë, u sekuestruan 70 çadra që ishin vënë pa autorizim. Për këtë rast, nisi hetimi për shtetasin J. Ç., 24 vjeç , banues në Sarandë.

Dy administratorët akuzohen për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Kontrollet dhe verifikimet në kuadër të operacionit “Plazh i lirë”, vijojnë.