Vendosni fjalën kyçe....

Arkeologët gjermanë zbulojnë shpatën e epokës së bronzit, në gjendje ‘të shkëlqyer’


Një shpatë bronzi e bërë më shumë se 3000 vjet më parë, e ruajtur aq mirë sa ‘pothuajse ende shkëlqen’ është zbuluar në Gjermani.

Zyra shtetërore e Bavarisë për ruajtjen e monumenteve historike thotë se shpata, që besohet se daton në fund të shekullit të 14-të p.e.s. – mesi i epokës së bronzit – u gjet gjatë gërmimeve javën e kaluar në Noerdlingen, midis Nurembergut dhe Shtutgartit në Gjermaninë jugore.

Ajo ka një dorezë tetëkëndëshe prej bronzi dhe vjen nga një varr në të cilin tre persona – një burrë, një grua dhe një djalë – u varrosën në mënyrë të shpejtë me objekte bronzi, tha zyra bavareze në një deklaratë këtë javë. Nuk dihet ende nëse të tre kishin lidhje me njëri-tjetrin.

“Shpata dhe varrimi duhet ende të ekzaminohen në mënyrë që arkeologët tanë të mund ta kategorizojnë më saktë këtë gjetje,” tha kreu i zyrës, Mathias Pfeil.

“Por tashmë mund të themi se gjendja e ruajtjes është e jashtëzakonshme. Një gjetje si kjo është shumë e rrallë.”