Vendosni fjalën kyçe....

Kandidatja e opozitës në Korçë Alolli: Punonjësit e administratës po intimidojnë votuesit


Kandidatja e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Korçë Ledina Alolli u ka kërkuar punonjësve të administratës që të mos intimidojnë qytetarët e t’i lënë të votojnë të lirë.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë masivisht.

“Sot është e rëndësishme e ardhmja e këtij qyteti. Ftoj bashkëqytetarët e mi të bëhen pjesë e procesit, për të ardhmen e fëmijët e tyre. Në lagjen 17 kam informacione që më sinjalizojnë që punonjës të administratës po intimidojnë votuesit. Ju bëj thirrje të qëndrojnë larg këtij procesi, t’i respektojnë të drejtat e njerëzve, t’i lënë ata të lirë të votojnë, nuk është ky momenti për të ushtruar presione.” – tha Alolli.