Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt në Shëngjin, mbërrijnë në Shqipëri dy prokurorë britanikë


 

Majtas Edmond Haxhia, djathtas Ruben Saraiva

Dy prokurorë britanikë kanë mbërritur në Shqipëri lidhur me ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulal në Shëngjin, ngjarje e ndodhur më 19 prill 2023.

Hetuesit britanikë janë takuar me drejtues të prokurorisë së Lezhës lidhur me ngjarjen e rëndë, për të cilën akuzohen katër shtetas britanikë.

Ata kërkojnë provat e prokurorisë së Lezhës për të vendosur mbi ekstradimin e shtetasve britanikë që akuzohen si pjesëmarrës në ngjarje.

49-vjeçari Steven Hunt, 35-vjeçari Thomas Mithan, 37-vjeçari Edmond Haxhia dhe 27-vjeçarja Harriet Bridgeman u shpallën në kërkim nga autoritetet shqiptare e janë arrestuar në Britani ku presin vendimin e gjykatës nëse do ekstradohen në Shqipëri.

Edmond Haxhia akuzohet si porositësi e organizatori i vrasjes së Nikulajt, ndërsa portugezi Ruben Saravia akuzohet si personi që qëlloi për vdekje biznesmenin brenda lokalit të këtij të fundit.

Ndërkaq britanikët e tjerë akuzohen si bashkëpunëtorë.