Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Elira Kokona duhet të ishte burgosur, mbronte klientët kundër Shqipërisë në Arbitrazh duke qenë sekretare në ministri


Kreu i Rithemelimit të PD-së Berisha tha sot nga Libohova, ku ishte për të prezantuar kandidatin për zgjedhjet e 14 majit se kandidati i PS-së është i ‘ndrikull Kumbaros’, një epitet për ministren Mirela Kumbaro.

Berisha tha gjithashtu se ish-sekretarja në Ministrinë e Kulturës Elira Kokona do duhet të ishte dënuar me 6 deri në 12 vjet burg për shkeljet e saj duke mbrojtur klientët e saj kundër Shqipërisë në Gjykatën e Strasburgut.

Ish-kryeministri tha gjithashtu se Kokona i ndante me Kumbaron e Ramën lekët që merrte nga klientët që fitonin çështje kundër Shqipërisë në Gjykatën e Strasburgut.

“Z. Xhelili vjen para jush dhe para qytetarëve të Libohovës në një proces dinjitoz, me një proces të hapur. Ka dalë para jush dhe ju ka kërkuar besimin, ju ka kërkuar votën, ju ka shprehur mendimet. Ai kandidati tjetër, vjen para jush as më pas e as më shumë sesa kandidat i ndrikull Kumbaros, ndrikull sherrit. Është promovuar dhe kandiduar nga ndrikulla e cila po të kishte një mbiemër të dytë do të mund të quhej Mirela Sherri. Po të kishte një mbiemër të dytë do mund të quhej Mirela Korrupsioni. Se kjo zonja Kumbaro, që ta dini ju e ka dosjen plot, edhe e garantoj që ajo dosje do ta ndjekë gjithë jetën e vet.

Ajo ka abuzuar në mënyrë të tmerrshme me tenderat në Ministrinë e Kulturës. Kjo zonja Sherr, ka mbajtur Sekretare të Përgjithshme për shumë kohë, derisa i çoi Edi Ramës një zonjë tjetër të quajtur, Elira Kokona, mbesa e Petrit Dumes. Zonja Kokona në një kohë që organizonte të gjithë tenderat në Ministri të Kulturës, sipas standarteve të ministres bënte avokaten në Strasburg dhe në gjykatën e Tiranës të klientëve që kishin paditur shtetin. Në historinë e botës, veç me ndrikull Kumbaron dhe Edi Ramën, kjo nuk mund të ndodhë. Sigurisht, si avokate që klientët kishin paditur shtetin në Strasburg dhe shuma shumë të mëdha. Paratë që iu merrte klientëve në gjykatat e Tiranës që kishin paditur shtetin, i ndante me ministren, kryeministrin, me qeveritarët. Se ndryshe ajo duhet të ishte sot e dënuar të paktën 6-12 vite burg. Kurse e mbrojnë paratë të cilat i ka dhënë zonjës Sherri dhe Rama.”