Vendosni fjalën kyçe....

ChatGPT u tha në mënyrë të rreme votuesve se kryebashkiaku i tyre ishte burgosur për ryshfet, gati padia


Brian Hood është një sinjalizues i cili u lavdërua se ‘tregoi guxim të jashtëzakonshëm’ kur ndihmoi në ekspozimin e një skandali ryshfeti në mbarë botën, i lidhur me Bankën e Rezervave Kombëtare të Australisë.

Por nëse pyet ChatGPT për rolin e tij në skandal, do marrësh versionin e kundërt të ngjarjeve.

Në vend që të lajmëronte rolin informues të Hood, ChatGPT deklaron në mënyrë të rreme se vetë Hood ishte dënuar për dhënie ryshfeti zyrtarëve të huaj, ishte deklaruar fajtor për ryshfet dhe korrupsion dhe ishte dënuar me burg.

Kur Hood e mori vesh, ai u trondit. Hood, i cili tani është kryebashkiak i Hepburn Shire pranë Melburnit në Australi, tha se ai planifikon të padisë kompaninë që qëndron pas ChatGPT se ka gënjyer për të, në atë që mund të jetë padia e parë për shpifje të këtij lloji kundër chatbot-it të inteligjencës artificiale.

“Të akuzohesh si kriminel dhe të kesh kaluar kohë në burg kur kjo është 180 gradë e gabuar, është jashtëzakonisht e dëmshme për reputacionin tënd. Sidomos duke pasur parasysh që unë jam një zyrtar i zgjedhur në pushtetin vendor”, tha ai në një intervistë të enjten.

“Kurrë, kurrë nuk ka pasur një sugjerim askund se unë kam qenë ndonjëherë bashkëpunëtor në ndonjë gjë, kështu që kjo makinë e ka krijuar plotësisht këtë gjë nga e para,” tha Hood, duke konfirmuar qëllimin e tij për të ngritur një padi për shpifje kundër ChatGPT.

“Duhet të ketë kontroll dhe rregullim të duhur mbi të ashtuquajturën inteligjencë artificiale, sepse njerëzit po mbështeten në to.”

Rasti është shembulli më i fundit në një listë në rritje të chatbot-eve të Inteligjencës Artificiale që publikojnë gënjeshtra për njerëzit e vërtetë. Chatbot shpiku kohët e fundit një histori të rreme ngacmimi seksual që përfshin një profesor të drejtësisë, Jonathan Turley – duke cituar një artikull të Washington Post që nuk ekzistonte.

Nëse vazhdon, padia e Hood do jetë hera e parë që dikush ngre një padi për shpifje kundër përmbajtjes së ChatGPT, sipas Reuters. Nëse do të arrijë në gjykatë, çështja do testonte ujërat e paeksploruara ligjore, duke i detyruar gjyqtarët të shqyrtojnë nëse operatorët e një roboti të inteligjencës artificiale mund të mbahen përgjegjës për deklaratat e tij të supozuara shpifëse.

Në faqen e saj të internetit, ChatGPT paralajmëron dukshëm përdoruesit se ‘mund të prodhojë herë pas here informacion të pasaktë’. Hood beson se ky paralajmërim është i pamjaftueshëm.

“Edhe një mohim për të thënë se mund të gabojmë disa gjëra, ka një ndryshim masiv midis kësaj dhe sajimin e këtij lloji të materialit vërtet të dëmshëm që nuk ka asnjë bazë,” tha ai.

Në një deklaratë, avokati i Hood rendit shembuj të shumtë të gënjeshtrave specifike të bëra nga ChatGPT në lidhje me klientin, duke përfshirë se ai autorizoi pagesa për një tregtar armësh për të siguruar një kontratë me qeverinë malajziane.

Sipas ligjit australian, një paditës mund të nisë një veprim ligjor formal në një kërkesë për shpifje vetëm pasi ka pritur 28 ditë për një përgjigje pas ngritjes fillestare të një shqetësimi. Të enjten, Hood tha se avokatët e tij ishin ende në pritje për të dëgjuar reagimin nga pronari i ChatGPT – OpenAI – pasi dërgoi një letër duke kërkuar tërheqjen e informacionit.

OpenAI të enjten nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Në një deklaratë të mëparshme në përgjigje të pretendimeve të rreme të chatbot-it për profesorin e drejtësisë, zëdhënësi i OpenAI Niko Felix tha: “Kur përdoruesit regjistrohen për ChatGPT, ne përpiqemi të jemi sa më transparent që të jetë e mundur se aim und të mos prodhojë gjithmonë përgjigje të sakta. Përmirësimi i saktësisë faktike është një fokus i rëndësishëm për ne dhe ne po bëjmë përparim.”

VINI RE:  Ky material është pronësi intelektuale e Washington Post