Vendosni fjalën kyçe....

Komandanti i arrestuar i RENEA-s dyshohet për lidhje me Ervis Martinajn, 2 orë para ndalimit çoi lekë në Elbasan te persona të skeduar


Shefi i stërvitjes në repartin special të policisë RENEA Altin Morina, i arrestuar dje pasi iu kap në makinë një shumë prej 113 mijë eurosh, dyshohet se ka lidhje me grupin e Ervis Martinajt.

Dy orë para arrestimit te Kodra e Diellit, ai dyshohet se ka çuar një sasi parash në Elbasan te persona të skeduar.

Pak minuta para se të prangosej, ai është vëzhguar nga Forcat Operacionale se ndodhej në mjet me një zyrtar të lartë të një agjencive ligjzbatuese, identiteti i të cilit nuk  është zbuluar nga prokurorët për shkak të sekretit hetimor.

Morina dyshohet se ka lidhje edhe me Kreshnik Halilajn, që u arrestua më herët për arsenal armësh dhe droge.

Gjatë aksionit dyshohet se Morin aka fshehur provat duke thënë se lënda e gjetur në shtëpinë e Halilajt nuk ishte kokainë, por miell buke, shkruan Shqiptarja.

Ka dyshime të forta se ka lidhje edhe me grupin e Ervis Martinajt. Para disa ditësh është parë në praninë e një të afërmi të Martinajt.