Vendosni fjalën kyçe....

Vrau tri gra, Dan Hutra shfaqet i qetë gjatë seancës gjyqësore


Autori i vrasjes së tri grave dhe plagosjes së tre të tjerave, Dan Hutra shfaqet i qetë gjatë seancës gjyqësore dhe pa asnjë shenjë pendese.

Ai nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të cilët e kanë pyetur nëse është penduar për krimet.

Hutra akuzohet për 5 vepra penale, ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, ‘Vrasje me paramendim’, ‘Vrasje e mbetur ne tentative’, ‘Plagosje rëndë me dashje’, ‘Armëmbajtje pa leje’.