Vendosni fjalën kyçe....

Shtëpia e Bardhë: Në objektet e rrëzuara fluturuese nuk ka shenja jashtëtokësorësh


Pas objekteve të shumta që ushtria amerikane ka rrëzuar ditët e fundit, kryesisht mbi bazat ushtarake, të cilat kanë ngjallur mjaft polemika, ka reaguar Shtëpia e Bardhë  ditën e hënë e cila tha se nuk ka asnjë shenjë të aktivitetit të alienëve apo jashtëtokësorëve, sipas BBC. 

“E di se ka pasur pyetje dhe shqetësime lidhur me këtë çështje, por jo nuk ka. Sërish e them, nuk ka shenja të aktivitetit të alienëve apo jashtëtokësorëve gjatë këtyre rrëzimeve të fundit”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Të dielën, një gjeneral i forcave ajrore të SHBA-së tha se ai nuk mund të përjashtojë alienët apo ndonjë shpjegim tjetër.

Zyrtarët amerikanë thanë po ashtu se ende nuk ka arritur të identifikojnë objektet që fluturuan mbi Amerikën e Veriut.