Vendosni fjalën kyçe....

I gjendet lëndë narkotike në shtëpi, arrestohen nënë e bir në Elbasan


Nënë e bir janë arrestuar në Elbasan, pasi janë kapur në flagrancë me drogë në shtëpinë e tyre.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi 400 doza kanabis dhe 3 celularë.

Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale  F. E., 31 vjeç dhe R. I., 48 vjeçe, të dy banues në Elbasan.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Elbasan, si rezultat i punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Connection”.

Si rezultat i këtij operacioni, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit F. E., 31 vjeç dhe R. I., 48 vjeçe (nënë e bir), të dy banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën 400 doza të lëndës narkotike kanabis dhe 1.5 kg të kësaj lënde, të cilat mbaheshin nga të arrestuarit, me qëllim shitjen. Dozat dhe sasia e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 celularë.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.