Vendosni fjalën kyçe....

Makina del nga rruga në aksin Vlorë-Kote, plagosen 3 persona


Tre persona janë plagosur në një aksident në aksin Vlorë-Kotë.

Shtetasi K.K 51 vjeç duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin e tij dhe ka dalë nga rruga.

Së bashku me drejtuesin e mjetit janë plagosur edhe dy pasagjerët.

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Vlorë-Kotë, në bypass, shtetasi K. K., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. 51-vjeçari, së bashku me 2 pasagjerët që udhëtonin me të, shtetasit T. M, dhe L. M, ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.