Vendosni fjalën kyçe....

Pas Shkodrës, zbulohen edhe në Vlorë 16 kamera sigurie në disa lagjje. Dyshohet se u vunë nga grupet kriminale


Policia e Vlorës ka sekuestruar 16 kamera sigurie të cilat dyshohet se ishin vendosur nga grupet kriminale për të mbikëqyrur lëvizjet e policisë. K

amerat e çmontuara ishin vendosur në lagjet ‘Uji i Ftohtë’, ‘1 Maji’, ‘24 Maji’, ‘Lirim’ e ‘Hajro Çakërri’.

Sekuestrimi i kamerave në qytetin bregdetar vijnë një ditë pas çmontimit të 38 kamerave në tre lagje të Shkodrës.

Kamerat e vendosura në Shkodër e Vlorë dyshohet se janë të lidhura me telefona celularë ndërsa komandimi i tyre bëhet përmes internetit edhe nga jashtë vendit.

Policia nuk ka mundur ende të gjurmojë e gjejë personat që kanë vendosur kamerat dhe as serverat që ruajnë regjistrimet e tyre.