Vendosni fjalën kyçe....

Manjati i medias në Hong Kong dënohet me mbi pesë vjet burg për mashtrim


Jimmy Lai, miliarderi i Hong Kongut, është dënuar me gati gjashtë vjet burg për mashtrim.

Një gjykatës tha se Lai, i shpallur fajtor për marrjen e qirave të paligjshme të hapësirës së zyrave në tetor, nuk ndjeu asnjë pendim. Siç shkruan BBC, përveç dënimit me pesë vjet e nëntë muaj, Lai u gjobit me 2 milionë dollarë Hong Kong.

75-vjeçari kohët e fundit kreu dënimin për pjesëmarrjen në një vigjilje të ndaluar vitin e kaluar për viktimat e masakrës së Sheshit Tiananmen të Kinës në vitin 1989.

Një gjyq i veçantë ku Lai akuzohet dhe për cënimin e sigurisë kombëtare ishte parashikuar të fillonte më 1 dhjetor, por u shty me kërkesë të udhëheqësit të Hong Kongut, John Lee Ka-chiu. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me burgim të përjetshëm.

Kina ka zbatuar ligjin e saj të gjerë të sigurisë kombëtare edhe në qytetin e Hong Kongut, duke e bërë më të lehtë ndjekjen penale të protestuesve. Ligji ka çuar në arrestimin e shumë aktivistëve të demokracisë.

Hong Kongu, një ish-koloni britanike, u kthye në sundimin e Kinës në vitin 1997.