Vendosni fjalën kyçe....

“Kolonizator”- Vandalizohet statuja e Abraham Lincoln-it në Çikago


Një statujë e Abraham Lincolnit është spërkatur me bojë të kuqe me fjalët “KOLONIZUES” dhe “LAND BACK” të shkruara poshtë saj, në Çikago. Kjo ka ndodhur në Ditën e Falenderimeve.

Land Back është një lëvizje e udhëhequr nga indigjenët që nënkupton që njerëzit që kthehen prapa dhe gjejnë vendin e tyre.

Kjo ishte hera e dytë që një statujë e Linkolnit vandalizohet në Çikago kohët e fundit. Një statujë e ish-presidentit u shpërfytyrua gjithashtu me një mesazh të ngjashëm në Lincoln Park në tetor.

Vandalët anonimë në mënyrë të ngjashme pikturuan një statujë të Lincoln-it në Lincoln Park të Çikagos në fillim të tetorit, duke shkruar fjalët “Shfronësoni kolonizatorët”.

Statuja e vandalizuar ishte një nga të shumtat në qytet të ekzaminuara si pjesë e një komisioni të ngritur pas protestave në vitin 2020, që synonin statujat e figurave me histori të diskutueshme.