Vendosni fjalën kyçe....

Policia procedon penalisht 5 persona për protestën në Divjakë


Policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë pesë persona që kanë protestuar ditën e djeshme në Divjakë. Mes tyre edhe kreu i PD-së Lushnjë, Eduart Sharka.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. Sh., 64 vjeç, J. M., 46 vjeç, N. Gj., 71 vjeç, D. P., 29 vjeç dhe L. Gj., 64 vjeç.

Këta shtetas, ditën e djeshme, kanë organizuar një protestë në hyrje të parkut kombëtar të Divjakës dhe nuk u janë bindur thirrjeve të punonjësve të Policisë, për të zhbllokuar rrugën, me qëllim normalizimin e lëvizjes në këtë zonë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.”– bën me dije Policia.

Protestuesit më të shumtë në numër kanë dalë përsëri sot për të kundërshtuar vendosjen e traut në hyrjen e parkut të Divjakës. Sot pati sërish përplasje me policinë dhe protestuesit thyen xhamat e kabinës që do shërbente si biletari.