Vendosni fjalën kyçe....

Berisha takim me Drejtuesit e Grupeve të Punës, direktivat e tij për aksionin politik të PD-së


Këtë të hënë kryetari i PD-së Sali Berisha ka mbledhur drejtuesit e Grupeve të Punës të cilët drejtojnë dhe ndjekin në bazë aksionin politik të PD-së.

Takimi u zhvillua në selinë blu, ku u analizua situata në terren, mbi organizimin e degëve, plotësimin e strukturave dhe anëtarësimet e reja.

Në një njoftim nga zyra e shtypit e PD-së thuhet se në këtë takim “Berisha ka theksuar se aksioni politik do të shtrihet njëkohësisht në dy drejtime; Organizimin e primareve dhe organizimin e protestave.”