Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Scholz mu duk si Merkel kur e takova në zyrë, Macron është interesat por di ta demostrojë te njerëzit


Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin radiofonik “The Rest is Politics” me gazetarët Alaister Campbell dhe Rory Stewart foli për Kancelarin gjerman Scholtz dhe Presidentin francez Macron.

Rama tha se në një moment Scholz ju duk sikur ishte Merkel por e kuptoi që nuk ishte ajo kur tha se Shqipëria do hyjë në BE gjatë mandatit të tij.

Do të them një gjë, nuk është shaka, është e vërtetë. Kur takova Scholtz në zyrën e Angelas, për ca minuta po ndihesha shumë çuditshëm sepse po mendoja ishte ajo që prezantonte veten e saj si burrë para meje. I njëjti qëndrim, e njëjta mënyrë e mbajtjes së duarve, e njëjta pamje, i njëjti reagim, i njëjti ton zëri. E kuptova që nuk ishte ajo, por ai, në momentin kur tha jam i angazhuar që Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor të futen në BE gjatë mandatit tim, ajo nuk do e thoshte kurrë këtë”-tha Rama.

Ndërsa për Macron, kryeministri tha se është i jashtëzakonshëm por ka një problem që në Francë nuk e kanë idenë se kush është në të vërtetë pasi nuk di ta demostrojë.

Mendoj që Emmanuel Macron ka një problem tjetër. Njerëzit, veçanërisht në Francë, vërtet s’e kanë idenë se kush është ai në të vërtetë dhe është për të ardhur keq që ai nuk mund ta demonstrojë, sa herë është në publik, se sa interesant është, sa njerëzor është, sa shumë i respekton ai njerëzit dhe sa kureshtar është të dëgjojë të tjerët. Është vërtet e jashtëzakonshme që presidenti i Francës, krejt papritur të shkruan një mesazh, përmes të cilit të pyet: “Si i shikon gjërat? Më trego pak për këtë”? Kjo do të thotë se ai është dikush absolutisht, në fakt shumë ndryshe, edhe pse jo absolutisht ndryshe nga ajo që mendojnë francezët, sipas të cilëve ai është njeri arrogant, i cili nuk do t’ia dijë për njerëzit dhe që s’do të t’ia dijë për askënd, veç të pasurve. Kjo s’është aspak e vërtetë. Ai është njeri me vizion, me ambicie. Megjithatë, nuk e kuptoj çfarë mungon te ai, që nuk arrin të krijojë lidhjen e duhur me njerëzit”-tha Rama.