Vendosni fjalën kyçe....

Rusia përjashtohet edhe nga Euro 2024

Sanksionet ndaj futbollit rus po vazhdojnë ende, që nga koha kur shteti i Rusisë filloi agresionin mbi Ukrainën.

UEFA ka njoftuar sot se Rusia është përjashtuar edhe nga kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh sot në Hvar të Kroacisë dhe miratoi procedurën për shortin e ardhshëm kualifikues për “Euro 2024”, që do të mbahet më 9 tetor në Frankfurt.

Mes tjerash, nga kjo mbledhje u vendos që Rusia të mos përfshihet në short për ndeshjet kualifikuese 2022/24.

Gjithashtu, si zakonisht, u vendos që shteti nikoqir i Evropianit të kualifikohet automatikisht. Kësisoj, Gjermania nuk do të përfshihet në short.

Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen nga marsi deri në nëntor të vitit 2023, ndërsa tri ndeshjet të “Play-Off”-it do të zhvillohen në mars të vitit 2024.

“Euro 2024” është planifikuar të zhvillohet nga 14 qershori deri më 14 korrik 2024.

Ndeshjet do të zhvillohen në dhjetë qytete të Gjermanisë.