Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi mohon akuzat ndaj saj për paditë e ngritura në SPAK: Nëse do ishin të vërtet do i kishin përdorur Rama, Veliaj e Basha


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mohuar çdo akuzë e ngritur ndaj saj për disa padi që janë depozituar në SPAK.

Kryemadhi për emisionin “Opinion”,  u përgjigj për akuzat e bëra ndaj vëllait të saj i cili akuzohet se ka përfituar para pa punuar dhe këto para ia ka rikthyer përsëri ish-kryetares së LSI. Kryemadhi theksoi se këto akuza nuk janë të vërteta.

Kryemadhi gjithashtu mohoi që LSI të ketë bërë lobin në SHBA duke paguar 1.2 milion euro, teksa theksoi se personat që kanë bërë padinë do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Sipas saj, ata do të dënohen me burg për kallëzim të rremë.

Deputetja tha se nëse një nga këto akuza do të ishin të vërteta do të ishin përdorur nga krybashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama apo dhe nga ish-kryedemokrati, Lulzim Basha.

Akuzat për të vëllain

Kryemadhi: Nuk është e vërtet se po të ishte e vërtet nuk do e linte këtë Rama apo Veliaj., Vëllai im ka punuar për një kompani zvicerane dhe rroga e tij ka qenë si inxhinierët e tjerë. Ka shkuar apo jo në punë unë nuk jetoj në një shtëpi. Si do mi kalonte mua lekët e rrogës. Injoranca ka kaluar limitet njerëzore, po të ishte e vërtet se do më linte Rama, Veliaj apo Basha mua. Sigurisht që nuk është e vërtet.

Kompania lotuese në SHBA?

Kryemadhi: Nuk kam parë ndonjë kontratë, kamë ndjekur administrimin e LSI dhe nuk janë 1.2 milion por nuk është bërë asnjë pagese. Nuk ka ngelur drejtësia e SHBA dorën e Halit Valterit. Kjo çështje nuk do mbyllet me një falje publike, por o akuzuari ose akuzuesi do të shkojë në burg.  Padia e sotme e një njeriu që është dënuar 8 herë, shfaqet siot pikërisht dhe jo më larg që sot ka dalë personi i akuzuar nga drejtësia e SHBA i lidhur me rusë dhe është i lidhur me kreun e qeverisë shqiptare.

Jam operuar në kokë dhe ka qarë mamaja ime dhe kam qarë edhe unë kur operohej vajza ime. Por për të përmendur emra të tjerë jashtë politikës… ashtu siç morën në qafë atë për dosjen e Metës.

Veliaj ka halla të madh, nuk e shpëtojnë dot as paratë që paguan poshtë e lartë as pagesa e mercenarëve që i përdor e i flak. Te falsifikimi i dosjes autoritetit hyn Veliaj dhe është i përfshirë Edi Rama dhe një ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të shteti dhe është te PS.

Akuzat për operacione plastike

Të gjitha gratë e dinë mjaft mirë, që nuk kushton asnjë mirëmbajtje as shëndetësore, as estetike në atë vlerë. Edhe Kardashian të jesh nuk kushton aq para.

A e dini që Sëifti që ato kanë përdorur është një servis në Romë dhe jo klinika në San Marino. Unë kam qenë në klinikë… Absolutisht! Është përdorur sëifti  i një servisi në Romë. Sëifti i klinikës ku unë kurohem për probleme kardiologjike dhe kancerin e qafës së mitrës është një sëift tjetër”, deklaroi ajo.

Edhe seksin të kisha ndërruar, nuk do kisha paguar aq.