Vendosni fjalën kyçe....

Berisha i lutet KE-së nga Kuvendi: Kini mëshirë, mos disbursoni asnjë qindarkë pa kontrolluar aferën e djegësave dhe Portit të Durrësit


Kryetari i PD-së Sali Berisha i ka bërë thirrje Komisionit Evropian të kushtëzojë disbursimin e ndihmave, pasi sipas tij qeveria shqiptare po vjedh taksapaguesit shqiptare dhe ata evropianë.

Ai kërkon nga BE-ja, t’i imponojë qeverisë shqiptarë të përdorë manualin evropian të ndërtimit dhe t’i jepet fund tenderave sekretë.

“Ftoj KE, i kërkoj KE të kushtëzojë përfundimisht çdo qindarkë të tij gjersa të jetë kjo qeveri, me kushtet që vijojnë:

Së pari, të kushtëzojë ndihmat me detyrimin e Shqipërisë për të përdorur standardet evropiane në prokurimet publike, në koncensione dhe PPP.

Të kushtëzojë me ndalimin në Shqipëri në mënyrë përfundimtare të tenderave sekrete që janë rritur. Të kushtëzojë me detyrimin e kësaj qeveria të përdorimit të manualit të BE në ndërtimet publike.

Sepse sot çpo ndodh. E vërtetë që ju po jipni dhe kontrolloni në një farë mënyrë implementinin e projekteve tuaja por me projekte të tjera dhjetra herë më të mëdha kjo qeveri po vjedh qytetarët shqiptrë. Të marrin fund tenderat sekrete.

Impononi qeverisë shqiptare të përdorë manualin e ndërtimit të BE, se është vendi me kostot më të larta në planet të ndërtimeve publike.

Koha është, ju lutem të mbikqyrni jo vetëm paratë e taksapaguesve tuaj, por me një dhembshuri, ndjeshmëri cfarë ndodh me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

I bëj thirrje BE, KE të mos disbursojë asnjë qindrakë nëse nuk bëhet hetim i plotë e vendoset para ligjit Edi Eama, Engjëll Agaci, Arben Ahmetaj, për aferën e tmerrshme të djegësave në të cilën janë vjedhur qindra milionë euro.

Asnjë qindarkë pa hetuar aferën e tmerrshme multimiliardëshe të Portit të Durrësit që tani së fundmi del se përfitues përfundimtar nuk është me Emar por dikush i afërt i Vucic.

Rama me këta ministra do të ndërtojnë Dubain e tyre, vetëm toka aty kushton 3 miliardë euro. Gjithcka pa garë, ju luitem kini mëshirë dhe për taksat e qytetarëve shqiptarë dhe atyre evropianë. Po shtoj këtu se paratë e taksapaguesve evropianë janë përdorur në aferën e djegësave, ndaj kujdesin më të madh.”- tha Berisha.