Vendosni fjalën kyçe....

Scholz flet mbi rritjen e kostos së jetesës: S’e besoj se do kemi ‘kryengritje’ këtë dimër


Gjermania do jetë në gjendje të kalojë dimrin pa ndonjë trazirë të madhe publike, tha kancelari Olaf Scholz për gazetën FAZ. Vendi po përpiqet të zbusë një krizë të madhe energjetike që lidhet me pakësimin e eksporteve të gazit nga Rusia.

“Unë nuk besoj në profeci të tilla të zymta.” – i tha Scholz gazetës kur u pyet nëse i frikësohet ‘kryengritjeve’ të mundshme popullore. Ndërsa pranoi se kombi i tij po përballej me ‘ohë të vështira’ në lidhje me ‘furnizimet e kufizuara të gazit’, kancelari pohoi se Gjermania ka ‘një ekonomi të fortë, një sistem të besueshëm mirëqenieje dhe një demokraci të qëndrueshme’.

“Nëse qëndrojmë së bashku si komb, do e kalojmë këtë.” – tha ai.

Sipas Scholz, qeveria e tij tashmë ka ndërmarrë një gamë të gjerë hapash që synojnë zbutjen e krizës energjetike të afërt, me zgjidhje që variojnë nga masat e kursimit të gazit që lejuan Gjermaninë të mbushte depot e saj të gazit me 85% deri në fillim të shtatorit deri te paketat e synuara të ndihmës që synonin studentët dhe pensionistët.

Berlini gjithashtu ka riaktivizuar termocentralet e qymyrit dhe planifikon t’i mbajë në gatishmëri objektet e tij bërthamore të mbetura pas ndërprerjes së planifikuar këtë vit për të mbuluar nevojat shtesë për energji, shtoi ai.

Këto nuk janë masat e vetme që zyrtarët gjermanë kanë prezantuar për të kursyer energji. Ministri i Ekonomisë dhe zv. Kancelari Robert Habeck u bëri thirrje më parë njerëzve që të shkurtojnë ngrohjen, vizitat në sauna dhe dushet për të ndihmuar vendin të pakësojë varësinë e tij nga energjia ruse. Në mesin e gushtit, ai njoftoi gjithashtu se ndërtesat publike në Gjermani nuk do lejohen të vendosin ngrohjen mbi 19 gradë Celsius në vjeshtë dhe dimër.

Autoritetet në Berlin thanë në mes të gushtit se do fiknin dritat e qytetit për të kursyer energji dhe Hannover shkoi edhe më tej duke ndërprerë ujin e nxehtë në ndërtesat publike, duke përfshirë palestrat dhe pishinat.

Megjithatë, kostot e larta të energjisë nuk u përshtaten të gjithë gjermanëve. Të hënën, qyteti lindor i Leipzig pa protesta të nxitura nga rritjet e çmimeve. Demonstratat u organizuan nga grupet e majta dhe të djathta ekstreme. Zyra e Partisë së Majtë në Leipzig njoftoi gjithashtu një aksion mbarëkombëtar të quajtur ‘një vjeshtë e nxehtë kundër të ftohtit social’, duke argumentuar se çmimet e energjisë dhe gazit janë ‘jashtë kontrollit’.