Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i frikshëm në segmentin Milot-Rrëshen, plagosen rëndë dy të rinj


Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Milot- Rrëshen.

Aksidenti ka ndodhur në dalje të Rubikut, ku një automjet tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse dhe më pas ka përfunduar poshtë rrugë.

Si pasojë, kanë mbetur të plagosur rëndë dy të rinj nga Tropoja.

Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punohet për rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.