Vendosni fjalën kyçe....

Demokratët votojnë sot për kreun e degës në Divjakë


Këtë të mërkurë po zhvillohen zgjedhjet për Kryetar të degës së PD-së në Divjakë.

Sikurse ka njoftuar Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike, procesi i votimit është hapur në orën 8:00 e do të mbyllet në orën 18:00.

Megjithatë, në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 18.00, “deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar”.

Kandidatët për Kryetar janë:

  1. Elizabeta Rredhi
  2. Gjergji Janko

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale përmes njoftimit për mediet fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre.