Vendosni fjalën kyçe....

Bushati – Ramës: Turp më të madh nuk ka, vure emrin në një draft-kontratë pa logo, pa stemë


Nuk kanë të ndalur debatet në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për Inceneratorët, ku është thirrur të dëshmojë kryeministri Edi Rama.

Deputeti demokrat Helidon Bushati i tregoi kryeministrit  draftkontratën e koncensionit të Inceneratorit të Elbasanit, botuar në Fletoren zyrtare dhe tha se ky draft nuk kishte asnjë logo zyrtare dhe pavarësisht kësaj ishte firmosur nga Rama.

“Kjo është fleta e parë e kontratës së Elbasanit dhe është Republika e Shqipërisë pa logo, pa stemë, pa asgjë fare dhe është draft-kontratë koncesioni. Kjo është ajo zyrtarja. Tani kalojmë dhe desha të prek pjesen e estetikës që ju e përmendi dhe mundoheni që ta shprehni pjesën estetike, ju si lider europian a është bukur që emri juaj të jetë tek publikimet zyrtare, përmbi tek një draft-kontratë koncesioni? Një kryeminister të jetë përmbi një draft-koncesioni? Është risi europiane që kryeministri në Fletoren zyrtare të vendit e vendos emrin në një draft kontrate. Turp më të madh sinqerisht nuk ka.”- tha Bushati.

PJESË NGA DEBATI:

Bushati: Asnjëri nuk ka rritur të na japë një bazë ligjore për një procedurë ligjore që nuk publikohet. Nuk ka asnjë bazë ligjore që një koncesion të jepet pa publikim, konkurrim. Janë duke të mbingarkojnë me letra kot, nuk dua të të lodh.

Rama: Po shikoja diçka tjetër e s’po kërkoja këtë që po thua. Ju jeni aty se s’dini se çfarë thoni.

Bushati: Jemi përballë një procedure pa publikim, subjektet pa eksperiencë, me të njëjtat pronarë,

Rama: Mendon se kam nevojë për përkthim unë?  Unë veten nuk e konsideroj eskpert. Le të dali në Fletoren Zyrtare. Është hera e parë që unë shoh një Fletore Zyrtare nga afër se s’është puna ime. Çfarë të them unë. Si mund ta ve unë emrin atje.

Bushati: Ka pasur ndërhyrje për të zgjedhur supervzorin që donin. Nuk ka nevojë për ndryshime ligjore. Eshtë futur pikë kontraktuale që të zgjidhet supervizori që donin.

Rama: Jeni gabim. Unë e besoj që ju mendoni kështu. Ne kemi arritur në pikën që është bërë natyrë e dytë që një ligj e lexojmë ndryshe për t’i rënë tjetrit.

Bushati: Kjo është fleta e parë e kontratës së Elbasanit dhe është Republika e Shqipërisë pa logo, pa stemë, pa asgjë fare dhe është draft-kontratë koncesioni. Kjo është ajo zyrtarja. Tani kalojmë dhe desha të prek pjesen e estetikës që ju e përmendi dhe mundoheni që ta shprehni pjesën estetike, ju si lider europian a është bukur që emri juaj të jetë tek publikimet zyrtare, përmbi tek një draft-kontratë koncesioni? Një kryeminister të jetë përmbi një draft-koncesioni? Është risi europiane që kryeministri në Fletoren zyrtare të vendit e vendos emrin në një draft kontrate. Turp më të madh sinqerisht nuk ka.

 

Rama: Imagjinoni tani që nga gjithë kjo tablo kaq dramatike, ka dalë një Shqipëri shumë më e pastër. Me gjithë këto procedura me njerëz pa eksperiencë, njerëz me amnezi, (Tabaku e ndërpret), e lash se të pret fillin e mendimit me sëpatë. E lash, iku tani. Unë kam ardhur si dëshmitar, nëse ju doni të më nxirrni nga lëkura do shihni gjënë që keni parë gjithmonë dhe s’është se ju shijon. Po ti pse hyn tani, ku hyn kjo tashi…”

Bushati: Kemi një pronar me 3 koncensione, një subjekt të përzgjedhur nga vetë koncensionari që paguhet nga vetë koncensionari. Si do e përshkruani këtë situatë si dashnori i gjuhës shqipe?

Rama: Jam dashnor i përndezur i gjuhës shqipe. Unë thashë që kam një kornizë ku unë punoj dhe roloi im është i përcaktuar, nuk merrem me auditorë e inspektorë. Unë nuk jam me titur shkencorë si ju, kam pasur shumë fobi, por mësoj. Di çfarë flas dhe flas çfarë di. Doni ju që e ka ligji kështu. Ligji e ka që supervizorin e zgjedh kompania.  Jam me ty në këtë se ka një sens kjo që thua.