Vendosni fjalën kyçe....

Monika Kryemadhi: Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” vetëm për këto zgjedhje


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka treguar arsyet se përse u bashkua në një koalicion me ish-kryeministrin Sali Berishën.

Kryemadhi theksoi se ky ishte një koalicion i përkohshëm vetëm për këto zgjedhje.

“Kishim disa primare të PD që përfshinë anëtarësinë e PD, nuk e mohojmë dot. Kishte një fluks të madh pjesëmarrësish. Ka pasur një demokratizim të brendshëm të një strukture. Sot qytetarët kanë nevojë t’i rikthehen institucionit të demokracisë. Zgjedhjet e 6 marsit, janë një element që ne si front opozitar bllokuam zgjedhjet e lira, duke djegur mandatet. Ne duhet t’i japim mundësi qytetarëve për të vendosur me votë. Zgjedhjet e 6 marsit për LSI nuk kanë rëndësi politike dhe elektorate.

Shtëpia e Lirisë është një koalicion i përkohshëm, vetëm për këto zgjedhje. Kështu që ishte një angazhim teknik, për të krijuar mundësinë e garimit të kandidatëve.

Është koha dhe momenti që të gjithë qytetarët të votojnë për ata që i përfaqëson denjësisht. LSI ka pasur një koalicion me PD deri më 25 prill, për të cilin nuk i qëndroi lidershipi i saj deri në fund, madje dhe na sulmuan. Kjo tregon më së qarti strategjinë që ka qenë për të lënë në pushtet Ramën dhe Rilindjen dhe për të qenë pengu i kësaj.”- tha Kryemadhi.