Vendosni fjalën kyçe....

Rama publikon videon nga Thumana: Pak nga pak po ndizen dritat e banesave të familjeve që po rikthehen


Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se mbrëmjen e kësaj të mërkure do të ndizen dritat e banesave të rindërtuara në zonën e Thumanës.

Rama thotë se sot familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit 2019, do të futen sot në banesat e reja.

“Pak nga pak po ndizen dritat e banesave të familjeve që po rikthehen në Thumanën e Rilindur, ku vigjëlon ulliri i jetës dhe i paqes nga maja e çisternës së vjetër të ujit, e cila është kthyer në një përkujtimore të viktimave të tragjedisë së 26 nëntorit dhe të rilindjes së qytezës së masakruar nga tërmeti.”– shkruan Rama krahas një videoje nga blloku i ri i banesave në Thumanë.