Vendosni fjalën kyçe....

Do e fuste te babai në paraburgim, policia e Kukësit i gjen kokainë 9-vjeçares në tullumbace


Policia e Kukësit ka sekuestruar sot rreth 50 gr kokainë në xhupin e një vogëlusheje 9-vjeçareje, e cila dyshohet se do ta fuste lëndën narkotike tek babai që po e vizitonte në burg.

Sipas Policisë, kokaina u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9-vjeçare.

“Gjatë veprimeve proceduriale të takimeve (kontrollit fizik) mes familjarëve dhe personave në konflikt me ligjin në IEVP Kukës, është kapur një sasi pluhuri i bardhë (rreth 50 gramë) i dyshuar  si lëndë narkotike.

Lënda u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9 vjeçare të të paraburgosurit G.I. Për veprime dhe hetime të mëtejshme është njoftuar SHKBB, Policia e Shtetit dhe Prokuroria.”-thuhet në njoftimin e Policisë së Burgjeve në Kukës.