Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: U shpalla non grata pse denoncova projektet e Soros për ndarjen e Kosovës e kapjen e drejtësisë nga Rama


Berisha ka pohuar mbrëmjen e sotme se beteja e tij pas shpalljes non-grata është betejë për dinjitet dhe se nuk do tërhiqet në këtë rrugë.

Ai theksoi edhe njëherë se vendimi i DASH-it u mor pasi ai vendosi të përballet me Xhorxh Sorosin. Berisha e akuzoi këtë të fundit se është investuar për ndarjen e Kosovës.

Po kështu ai e akuzoi se është ideator dhe realizuesi i reformës në drejtësi.

Kjo beteja ime është betejë për dinjitet e unë atë nuk e jap për asgjë në botë. Nuk ka asnjë forcë në botë që ma merr. Fëmijët e mi janë 100% me mua dakord në betejën për dinjitet. U shpalla non grata sepse vendosa të përballëm dhëmb për dhëmb me një monstër si Xhorxh Soros. ai merrte projektet e Sllobodan Millosheviccit dhe i shiste si të tijat për ndarjen e  copëtimin e Kosovës. Ai është ideatori dhe realizuesi i reformës në drejtësi. Sot në krye të drejtësisë janë vëllezër të ministrave, kunetër të ministrave, ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Pse për këtë u bë reforma. Dosjet tuaja në Gjykatën e Lartë i përgatit një mafioze si Delina Fico dhe merr miliona e miliona për këtë. Reforma në drejtësi është mashtrim e vetëm mashtrim.” – tha Berisha.