Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve të Librazhdit dhe të Prrenjasit që t’i bashkohen Foltores së tij pasditen e sotme.
Përmes një njoftimi në “Facebook”, Berisha bën me dije se Foltorja do të organizohet në orën 17:00 në Pallatin e Kulturës në Librazhd.
“Sot në ora 17:00 Foltorja në Pallatin e Kulturës në Librazhd. Ftoj të gjithë demokratët e Librazhdit dhe të Përrenjasit të marrin pjesë, vetëm të bashkuar fitojmë!”– shkruan Berisha.
Ish-kryeministri ka publikuar edhe një video nga tubimet e zjarrta të dikurshme të PD-së në këtë zonë.
Më pas, Berisha ka publikuar edhe një mesazh në kartolinë për ndjekësit e tij ku shprehet se përqendrimi i tij është luftimi i asaj që e quan “organizatën më kriminale në Shqipëri, Ballkan edhe Europë”, që sipas tij është klani “Rama-Basha”.