Vendosni fjalën kyçe....

Basha publikon pjesë nga fjala e tij në Kuvend: S’ka forcë ta ndalë rrugën për ndryshim


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka publikuar sot një pjesë të fjalimit të tij në seancën e fundit plenare ku flet për “llumin e tranzicionit” ndërsa komenton deklaratën e kryeministrit Edi Rama për dërgimin e satelitëve në orbitë.

“Llumi i tranzicionit është një dhe vetëm një, pavarësisht nëse buron nga një parti apo nga një parti tjetër. Pavarësisht se drekon apo darkon me të njëjtët oligarkë apo aktorë të krimit të organizuar dhe përpiqet të influencojë opinion publik përmes të njëjtave ekrane, ekraneve të kapura.

Është i njëjti llum dhe ka të njëjtat interesa, ju bashkojnë të njëjtat gjera, Status quo-ja. Dhe status quo-ja është kjo që të flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë.”- është mesazhi i Bashës.

Këtë video-mesazh, kryedemokrati e shoqëron me një mbishkrim ku shprehet se “Nuk ka forcë ta ndalë rrugën për ndryshim, kundër të gjitha pengesave, kundër status quo-së, për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, për çdo shqiptar”.