Vendosni fjalën kyçe....

I kopjojnë zërin menaxherit të bankës në Dubai, e përdorin për të vjedhur 35 milion dollarë


Kopjimi i ‘AI Voice’ (Artificial Intelligence Voice) u përdor kohët e fundit në një vjedhje banke në Emiratet e Bashkuara Arabe, në të cilën u vodhën 35 milionë dollarë, ndërsa kriminelët në internet vazhdojnë të zgjerojnë mjetet që përdorin për të mashtruar objektivat e dyshimtë.

‘Forbes’ raporton se në fillim të vitit 2020, një menaxher banke në Emiratet e Bashkuara Arabe mori një telefonatë nga dikush për të cilin besonte se ishte drejtor në një kompani me të cilën kishte pasur marrëdhënie të mëparshme.

Personi në telefon po kërkonte të transferonte 35 milionë dollarë nga një llogari bankare e korporatës. Një avokat i quajtur Martin Zelner u punësua për të koordinuar marrëdhëniet e biznesit midis bankës dhe kompanisë dhe menaxheri pa një e-mail mes drejtorit dhe Zelner që autorizonin marrëveshjen.

Ajo që menaxheri nuk e kuptoi ishte se ai sapo kishte rënë viktimë e një lloji gjithnjë e më popullor të krimit në internet.

Mashtruesit kishin përdorur inteligjencën artificiale për të kopjuar e më pas riprodhuar zërin e drejtorit të kompanisë, duke mashtruar menaxherin në autorizimin e transaksionit shumë milionësh për të vjedhur paratë.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kërkuar asistencën e hetuesve amerikanë në gjetjen e shumës së lartpërmendur. Ky është rasti i dytë i njohur i mashtruesve që përdorin mjete të kopjimit të zërit për të mashtruar viktimat.

I pari ishte një rast në të cilin mashtruesit përdorën teknologjinë për të imituar CEO-n e një firme energjetike me qendër në Britaninë e Madhe vitin 2019, si pjesë e përpjekjeve për të vjedhur 240,000 dollarë.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani