Vendosni fjalën kyçe....

Policia pranë kapjes së autorit të dyshuar të vrasjes së nënkomisar Saimir Hoxhës në Lezhë, gjendet makina


Policia po kreh zonën ku ndodhi vrasja e nënkomisarit të policisë Saimir Hoxha në Lezhë.

Forca të shumta policia kanë rrethuar zonën e dyshohet se janë shumë pranë ndalimit të autorit të dyshuar të vrasjes. Ato kanë pikasur një person që lëviz me shpejtësi në pyllin në zonën e mbrojtur të Kunes dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Për kapjen e të riut Aldi Rama, po përdoren edhe helikopterët nga ajri, dronët e qentë e policisë. Dyshohet se i riu është ende i armatosur, shkruan BW.

Pak kilometra larg vendit të ngjarjes, është gjetur një mjet i braktisur që dyshohet se i përket autorit të vrasjes së nënkomisar Hoxhës.