Vendosni fjalën kyçe....

“Land Rover”-i del nga rruga, dy të plagosur në Fier


Një tjetër aksident ka ndodhur këtë mëngjes në vendin tonë, pas atij në Burrel ku mbetën të plagosur 6 persona.

Sipas Policisë, aksidenti i dytë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Levan, ku një mjet tip “Land Rover” ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Për fat të mirë, të dy të lënduarit kanë marrë vetëm dëmtime të lehta. Ata ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Sot rreth orës 07:55, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur ‘Qafa e Koshovicës’ ka dalë nga rruga mjeti tip ‘Land Rover’, me drejtues shtetasin G. A dhe për pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta pasagjerët në mjet, shtetasit L. Ll., 27 vjeç dhe M. Gj., 29 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë ndodhi në aksin Burrel-Ulëz, ku 6 persona mbetën të plagosur. Të gjashtë të aksidentuarit janë dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë, ndërsa besohet se mes tyre ka edhe një fëmijë.