Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me armë zjarri në dorë një i ri në Kuçovë, policia në kërkim të të dyshuarit


Një person është plagosur me armë në Kuçovë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen ‘11 shkurti’ të këtij qyteti, ku gjatë një konflikti të çastit një 29-vjeçar, akuzohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë në dorë një 25-vjeçar.

Për fat të mirë i plagosuri me inicialet Xh.K ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia është vënë në kërkim të 29-vjeçarit të dyshuar.

 “Plagosi me armë zjarri një shtetas, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u shpall në kërkim shtetasi R. Gj., 29 vjeç, banues në lagjen ‘11 Shkurti’, Kuçovë, pasi në lagjen ‘11 Shkurti’, Kuçovë, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë në dorë, shtetasin Xh. K., 25 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e Policisë.