Vendosni fjalën kyçe....

Një 34-vjeçar paraqitet në spital me plagë thike: Më gjuajtën kur po kaloja te Rruga e Dibrës


Një 34-vjeçar ka përfunduar në spital mbrëmjen e kaluar, pasi ishte plagosur me thikë.

Ai bëri denoncim në polici se ishte sulmuar me thikë kur po kalonte në Rrugën e Dibrës, por mohon ta njohë personin që e ka qëlluar.

Pas denoncimit, policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e cila për momentin mbetet e paqartë.

 “Më datë 04.07.2021, në Rrugën e Dibrës, në rrethana ende të paqarta, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës shtetasin E. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin, kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e Policisë.