Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Pas 25 prillit do ndërtojmë spital në Kamëz


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi u ndal ditën e sotme në një takim me mbështetës në Kamëz.

Kyremadhi premtoi që nëse vijnë në qeveri pas 25 prillit do ndërtojnë një spital në këtë Bashki si një ndër më të mëdhatë në vend.

E rëndësishme nuk është vetëm punësimi, por e ardhmja e fëmijëve tanë, e shqiptarëve, e jona. Sot, nga data e sotme na ndajnë edhe 13 ditë nga 25 prilli, si sot dy javë numëruesit e LSI do të numërojnë fletët e votimit, që do të jenë të kuq, si flamuri shqiptar. Unë sot dua të them shumë gjëra, të them shumë fjalë, që kanë qenë të pamundura, por ne s’jemi ndalur për të bashkëbiseduar me ju.

Bashkia e Kamzës është e 5 në rang vendi nga popullsia, shtrirja. Një nga problemet kryesore që ka, është mungesa e spitalit. Ne si LSI e mbajmë fjalën, i qëndrojmë angazhimeve tona, jo vetëm që do e çojmë deri në fund angazhimin e të gjithë kandidatëve në Kamëz, por do e çojmë këtë, sepse është detyrë qytetare, është humanizëm, por që një nga bashkitë më të mëdha, të ketë një nga spitalet më moderne në Shqipëri”- tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *