Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbledh kandidatët e PS-së, veçon Çomon dhe Bozon: Dy heroina


 

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim virtual me kandidatët e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka veçuar 2 kandidatet inxhinieren Luljeta Bozo dhe mjeken Najada Çomo, dy emrat surprizë të PS-së në këto zgjedhje.

“Për Shqipërinë që është e ardhmja jonë! Faleminderit Luljetës dhe Najadës, dy heroinave të këtyre kohëve, 2 grave të forta, pasionante, vullnetare të vijës së parë. Janë identitet të dy sfidave tona më të vështira, që i kemi përballuar dhe do t’i përballojmë me sukses, rindërtimin dhe luftën me armikun e padukshëm.

Me shumë mirënjohje për të dyja dua që të gjithë ta shohim dhe të gjithë ta ndjejmë arsyen e fortë pse këto 2 mikesha të shqiptarëve janë këtu me ne sot dhe do të jenë 4 vitet e ardhshme. Për herë të parë në historinë e Kuvendit të Shqipërisë pensionistët do të përfaqësohen nga një prej më të mirave të tyre. Gjithashtu për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë do të ulet një stërgjyshe e cila padyshim do të jetë në këtë rrugë edhe për një cilësi tjetër, cilësia e një njeriu që ka jetuar me profesionin e vet dhe që ka shkëlqyer në profesionin e vet.

Ndërkohë që këtu ka shumë të tjerë dhe të tjera për të cilët Luljeta Bozo është frymëzim. Nga ana tjetër Najada është deputetja e heronjve tanë, e heronjve shqiptarë në këtë luftë që ka përfshirë mbrë botën. Është edhe përfaqësuesja e denjë e një përpjekje tërësore ku humbën jetën disa kolegë të saj në këtë përballje.”– tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *