Vendosni fjalën kyçe....

Rama për pastërtinë e kandidatëve për deputet: Kemi pasur probleme me disa individë po i kemi adresuar


Kreu i qeverisë tha sot se pavarësisht problemit me disa persona, ‘gjuetia e shtrigave’ lidhur me kandidatët që garojnë për deputet ka përfunduar që në vitin 1990.

Rama u pyet lidhur me deklaratat e ambasadores amerikane e diplomatëve të tjerë në Bruksel lidhur me pastërtinë e kandidatëve që garojnë.

Kryeministri tha se problemet me disa individë në të shkuarën janë adresuar por gjuetia e shtrigave lidhur me këtë çështje është mbyllur prej kohësh.

“Unë kam përshtypjen që kujtesa më funksionon saktë kur them që komunizmi ka vdekur në vitin 1990 në Shqipëri, po ashtu dhe ‘gjuetia e shtrigave’ ka përfunduar në vitin 1990 si filozofi shteti, pushteti, shoqërie. Këto pyetje më duke pa vend, pa kuptim, pa lidhje, sepse realisht ajo që është për të ardhur keq, që ndërkohë që në Kuvendin e Shqipërisë unë kam parë e shoh gra shumë të zonjat me të gjitha atributet për të qenë lartësisht të respektuara. Kemi pasur probleme me disa individë, probleme që janë adresuar, kemi ligj për adresimin e këtij fenomeni, është shumë e qartë që interesi ynë është që t’u japim mundësi shqiptarëve të zgjedhin kandidatët më të mirë të mundshëm.” – tha ndër të tjera Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *