Vendosni fjalën kyçe....

Një vit nga protesta për mbrojtjen e Kushtetutës, Meta: Misionin tonë do ta çojmë deri në fund më 25 Prill


Presidenti i vendit Ilir Meta ka kujtuar manifestimin e mbajtur një vit më parë, në mbrojtje të Kushtetutës.

Ai shprehet se misionin do ta çojë deri në fund.

“Falënderim të përzemërt dhe mirënjohje të thellë, për të gjithë motrat dhe vëllezërit shqiptarë, të cilët një vit më parë ju përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit.

Misionin tonë, të nisur më 2 mars 2020, për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve, do ta çojmë deri në fund, nëpërmjet referendumit historik të 25 prillit 2021!

PRANVERA KUQEZI PO VJEN!”– shprehet presidenti në mesazhin e tij.

Presidenti Meta i ftoi vitin e kaluar qytetarët në protesta më 2 Mars, për të moslejuar kapjen e të gjitha institucioneve nga partia në pushtet.

Meta drejtonte akuza të rënda ndaj qeverisë pas përplasjes për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese: “grusht shteti përmes sistemit të drejtëssë,” “shkelje e Kushtetutës”, “lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar”.

Presidenti Meta në podiumin e vendosur përballë protestuesve firmosi dekretin që ai e quajti “kundër grushtit të shtetit”. Ky dekret ishte për kthimin e ligjit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që vendoste se ata nuk kanë nevojë të betohen para presidentit për të marrë detyrën. Pavarësisht kthimit për rishqyrtim në Kuvend, maxhoranca gjithsesi e miratoi këtë ligj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *